Ka disa ditë që “Për’puthen”, kishte nisur turne në disa vende të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Edhe pse është menduar se ata kanë udhëtuar për të përzgjedhur konkurrentet e rinjë, e gjithë kjo doli të jetë fallso.
Burime pranë produksionit kanë zbuluar për Kryefjala.com se produksioni i ka përzgjedhur konkurrentet e rinj dhe nuk kanë lidhje me audicionet që janë duke u bërë nëpër qytete.
Këto audicione janë duke u bërë për pëfitime të sponsorave, por asnjëherë për përzgjedhjen e konkurrentëve.
Rikujtojmë se audicionet në qytete mbusheshin me te rinj që donin të ardhme në televizion, por që duket të jetë sërish një mashtrim.