SPB Tetovë, kontroll veprimi i motoçiklistëve dhe çiklistëve


Dje (30 qershor) nga ora 05.00 deri në 11.00, në territorin e SPB Tetovë, është kryer një kontroll veprimi i motoçiklistëve dhe çiklistëve informon Tetovasot. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar 16 shkelje (TE-9 dhe GV-7). Shumica e shkeljeve (12) kishin të bënin me mos përdorimin e helmetës mbrojtëse, përkatësisht përkrenares (TE-5 dhe GV-7), ndërsa 3 motoçiklistë (TE) kanë drejtuar pa patentë shofer.

Dje (30 qershor) në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara të kontrollit të trafikut në Tetovë janë sanksionuar 8 shoferë patentë shoferi apo patentë të vlefshme, 3 shoferë fillestarë të cilët nuk kanë respektuar kufizimet e parashikuara për këtë kategori të shoferëve dhe 10 automjete për shkak të parkimit të gabuar janë marrë dhe transportuar nga shërbimi “merimangë” e Tetovës. Aktivitetet e kontrollit të parkimit në Tetovë dhe Gostivar janë intensifikuar edhe më shumë këtë muaj, pasi që pritet rritje e numrit të automjeteve me ardhjen e mërgimtarëve, që të mundësohet qarkullim i lirshëm dhe pa pengesa në trafik.