Tuna dhe Patris Berisha kanë ndarë rrugët prej muajsh dhe këngëtarja është zhvendosur në Shkup atje ku është rritur dhe ka familjen.
Arsyen e ndarjes nuk e kanë folur publikisht asnjëri, ajo çfarë kemi parë janë disa postime që u morën si kunja nga Tuna për Patrisin.
Mirëpo kur bëhet fjalë për çunat e tyre gjërat ndryshojnë!
Rreth dy muaj pas ardhjes së tij në jetë, Patris Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale një video me të birin, Zen. Patrisi postoi në Instastory një video ku shihet se është pranë të voglit, duke ëmbëlsuar gjithë ndjekësit. Thjesht “Zen” ka shkruar ai krah videos, teksa nuk dihet nëse është takimi i tij i parë me të birin, por deri tani nuk ka publikuar asnjë video a foto me të.
Nuk dihet nëse mes Tunës dhe Patrisit janë qetësuar gjakrat; por kjo video na emocionoi shumë!