Grubi: Mali Sharr edhe me ligj shpallet Park nacional


Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ka bërë të ditur edhe një lajm të mirë për qytetarët në rrjetin social facebook. Bëhet fjalë për Ligjin që një pjesë e Malit Sharr të bëhet Park nacional.

“Edhe një lajm shumë i mirë për të gjithë ne në RMV: Kuvendi me Ligj shpalli një pjesë të Malit Sharr park nacional. Me shpalljen e Sharrit si zonë e mbrojtur, mundësuam krijimin e një sistemi për menaxhim të qëndrueshëm të shtëpisë së dy të tretave të të gjitha llojeve të bimëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Grubi.

Me 66 vota ‘për’ u miratua një Ligj mjaft i rëndësishëm që vendit ti shtohet edhe Parku i katërt nacional. Kjo është një e arritur e madhe për të gjithë qytetarët e gjithashtu edhe për gjeneratat e ardhshme.