Humtuesit nga Massachussetts e Shteteve të Bashkuara, e kanë përfunduar projektin Chetah III, duke finalizuar mundësitë e fundit të robotit që ngjanë me getopardin, i cili mund të ngjitet shkallëve, kalon ndërmjet pengesave dhe mund ta mbajë balancën po që se rrëshqet apo e shtyjnë.
Bisha mekanike që peshon 40 kilogramë, është sa një qen labrador i rritur, ndërsa mund të ‘ndjejë’ hapësirës, duke lëvizur edhe pa pasur mundësi që të sheh.
Në këtë formë, ky getopard robotik mund të bëj gjueti edhe në errësirë, ndërsa në të ardhmen pritet të shfrytëzohet për kryerjen e shërbimeve të ndryshme. /Telegrafi/