Përveç shtëpisë dhe shkollimit, pjesa më e madhe e shpenzimeve na shkon nëpër supermarkete.
Arti i marketingut ja del gjithnjë të na bëjë të shpenzojmë gjithnjë e më shumë edhe nëse nuk e kemi ndërmend. Gjithçka është një hile psikologjike që nëse fillon ta shohësh nga një tjetër këndvështrim, mund të ndryshosh edhe sjellje si konsumator.
Si t’ja bëni për të mos u tunduar kur shkoni posaçerisht për diçka dhe jo për çokollatat, akulloret apo patetinat që ju dalin para?
Sigurisht që duke blerë emrin e markës, aq më tepër të një marke luksoze, ndihesh mirë edhe nëse cilësia nuk ka asnjë ndryshim nga konkurenti, madje dhe kur e di që nuk ja vlen asnjë qindarkë e shtuar. Ndonjëherë ne shkojmë nëpër supermarkete vetëm për 1 ose 2 produkte; përshembull për qumësht apo letra higjenike, por ç’ndodh rrugës? Teksa shkojmë për të marrë gjërat e domosdoshme, vini re teksa kaloni rafte të mbushura me patetinat tuaja të preferuara apo çokollata, biskota që s’ju shpëtojnë dot nga sytë pasi janë vënë qëllimisht për të tërhequr vëmendjen.
Si duhet të veprosh ti në këtë moment? Kujto që është një strategji marketingu dhe bëj prova me veten që para se të hysh aty. Qesh me marketingun e tyre, merr çfarë kishe nevojë dhe dil që aty edhe më e zgjuar. Duke patur në mendje një llogjikë të tillë, s’do të mendohesh më për çokollatën apo akulloren që po ta bën me sy nga rafti tjetër. E mund nepsin, kursen para dhe lufton me nevojën për të shpenzuar për gjëra të kota.