Këngëtari po shihet aktiv me projekte muzikore këtë verë.
Dhe, Labi nëpërmjet një storie të publikuar zbuloi se ka nisur punën për këngën e re.
Ai nuk zbuloi shumë detaje vetëm se tha se është duke xhiruar në Ulqin për këtë projekt muzikor derisa shtoi se është hera e parë që xhiron atje.
Tutje, Labi javën e kaluar lansoi bashkëpunimin me Burak Vehapin i cili u pëlqye nga publiku dhe fansat e dyshes duke marrë komente të shumta pozitive.
Ndërkohë, artisti shqiptar ka nisur performancat në mbrëmje muzikore pas pauzes nga pandemia.