Johnson: Duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19, siç bëmë me gripin


Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh sot se qytetarët duhet të mësohen që të jetojnë me COVID-19 në të njëjtën mënyrë sikur ndodh me gripin.

“Ne do të jemi në gjendje të jetojmë me Covid në të ardhmen, edhe nëse rastet vazhdojnë të rriten, falë mbrojtjes së siguruar nga vaksinat” tha ai.

Qeveria britanike do të shpallë vendimin përfundimtar në 12 korrik nëse vendi do të vazhdojë me relaksim të mëtejshëm më 19 korrik, siç ishte planifikuar fillimisht për lirimin e mëtejshëm të masave.
Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 20,479 raste të reja me COVID-19, një rritje prej 73% krahasuar me javën e kaluar.