Imami nga Peja Drilon Gashi është emëruar këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Mediat kanë provuar të marrin konfirmim nga Kuvendi i Kosovës për angazhimin e Gashit në zyrën e Kryeparlamentarit, por nuk ka marrë përgjigje. As hoxha Drilon Gashi nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje, i kontaktuar nga mediat.
Derisa, të dhënat e tij ende nuk janë bërë publike tek seksioni i këshilltareve të Kryekuvendarit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës. Siç merret vesh nga mediat, angazhimi i teologut nga Peja në kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka nisur nga kjo javë. Ndryshe, Drilon Gashi, është një nga imamët më të njohur në vend, dhe gjithashtu vlerësohet si teolog dhe ligjërues i moderuar i islamit.