Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se nëse vazhdon ritmi aktual i infektimeve nga Covid-19, mund të ndodh që në muajin gusht të shpallet fundi i epidemisë.
“Që të shpallet fund i epidemisë duhet që dy cikle reproduktive prej 14-ditësh të mos ketë raste të diagnostikuara dhe ka disa parashikime te ne se si do të mundte ajo të ndodh. Nëse vazhdojnë ky trend, kjo do të ndodhte në muajin gusht apo në fillim të shtatorit”, tha Filipçe në tribunën “Vaksinimi dhe sfidat e Covid-19”, transmeton TV21.
Ndërkaq në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, 3 raste të reja dhe 6 të shëruar nga Covid-19.