Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale doli i nervozuar para mediave pas përfundimit të ndeshjes.
Uellsi u mposht me rezultat 0 me 4 dhe kjo gjë ka ndikuar që Bale të jetë shumë i nervozuar.
“Nuk ishte se si donim të shkonte ndeshja”, tha fillimisht ai.
“Ne filluam shumë mirë për 25 minutat e para, por pësuam një gol dhe loja ndryshoi.
“Ne dolëm në pjesën e dytë duke u përpjekur të luanim dhe fatkeqësisht bëmë një gabim për të pësuar golin (e dytë) i cili mendoj se vr*au vrullin në anën tonë.
“Djemtë janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, është e kuptueshme”.
Gazetari i linjës kontaktuese të BBC u përpoq më pas të pyest atë për të ardhmen e tij, por nuk mori përgjigje dhe Bale u largua duke bërtitur me ton të lartë nga mikrofoni.