Një tornado e vogël ka dë*mtuar shtëpi, ka shembur rrethojat e kopshteve dhe ka hedhur dhjetëra metra larg koshat e plehrave në Londrën lindore.
Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan rrënimin e shkaktuara nga erërat e forta, të cilat lanë pllaka të shpërndara përreth rrugëve në dhe rreth Hulse Avenue, rreth gjysmë milje nga stacioni i tubit Barking.
Videot e tjera treguan përmbytje të menjëhershme në pjesë të bashkisë, me përrenj uji që kalonin nëpër rrugë.
Asnjë lëndim nuk është raportuar gjersa një zëdhënës i këshillit Barking dhe Dagenham tha se askush nuk kishte nevojë për strehim.
This tornado 🌪️was spotted in #London yesterday evening after several #thunderstorms hit eastern & northern areas of the UK.
More settled weather today for many with sunny spells.☀️ #UKWeather pic.twitter.com/9zw3C56Fr0
— BBC Weather (@bbcweather) June 26, 2021
“Pas motit të ash*për që go*diti Hulse Avenue dhe rrugëve përreth në Barking këtë mbrëmje, ne mund të konfirmojmë se raportet e hershme sugjerojnë se një numër pronash kanë pësuar dë*mtime të çatisë duke shkaktuar mbeturina në rrugë, ndërsa veturat e banorëve, linjat telefonike dhe pemët janë go*ditur gjithashtu. Hulse Avenue dhe rrugët përreth aktualisht janë të mbyllura gjersa policia dhe shërbimet e tjera të urgjencës janë në lokacion duke ofruar mbështetje dhe siguri për banorët”, njoftoi komuna.
Kujtojmë se në vitin 2005, 19 persona u pl*agosën dhe 50 milionë euro dë*me u shkaktuan kur një stuhi e njëjtë go*diti një pjese të periferisë së qytetit të Birminghamit.
Tornado in Barking, wth!! pic.twitter.com/Y5HaRJKyM7
— Yamin321 (@yaminasfa) June 25, 2021