AlternAtivA: Parada e krenarisë në Shkup nuk përfaqëson krenarinë tonë


AlternAtivA – si parti e spektrit konservator – përkujton se parada e a.q. “e krenarisë” nuk na përfaqëson edhe neve. Ne distancohemi nga ky organizim dhe u bëjmë thirrje qytetarëve me bindje konservatore, veçmas qytetarëve shqiptarë, që të shprehin distancim nga një organizim i tillë, duke e shprehur mbështetjen e tyre për familjen tradicionale shqiptare.

Në të vërtetë, ashtu siç e kemi thënë edhe disa herë të tjera, ndonëse ia njohim secilit të drejtën të bëjë çfarë të dojë me veten e tij dhe të besojë e të veprojë si ia ka ëndja, nuk mund të mos themi se paradat e këtilla janë afirmim i një dukurie që për rrethanat tona sociale janë të panatyrshme dhe ato e cenojnë ngrehinën tonë shekullore, siç është familja, dhe e go*dasin rëndë moralin tonë konservator.
Ne besojmë se celula e shoqërisë është familja dhe ajo si nocion nënkupton vetëm bashkësinë tradicionale heterose*ksuale që merr një bekim religjioz dhe publik shoqëror, ndërsa çdo lloj bashkëjetese tjetër, pos kësaj, për ne është shfytyrim i familjes sonë me traditë mijëravjeçare.

Duke u nisur nga kjo, ne shprehim edhe keqardhjen tonë që një organizim të këtillë, që bie ndesh me traditën tonë, e mbështet edhe qeveria e RMV-së, pra LSDM, B DI me filialet e tjera shqiptare aty, për çka e lëmë të gjykojë votuesi shqiptar.
Në fund edhe një herë bëjmë thirrje që të mbrohet familja, sepse – fundja – nëse diçka në historinë tonë e ka fituar çdo betejë ndaj çdo tiranie e shtypjeje, kjo ka qenë familja tradicionale shqiptare.