Bora Zemani dhe Arjan Konomi kanë qenë dy personazhe shumë të pëlqyera nga publiku në emisionin Përputhen. Arjani ka qenë si opinionist i emisionit dhe Bora si moderatore.
Bora zbulon në një video në instagramin e saj se Arjani gjatë turit i ngacmon të gjithë njerëzit që kalojnë.
Kjo gjë kundërshtohet nga Arjani, duke thënë se janë në pikën kufitare të Muriqanit dhe se autoritetet insistojnë të kontrollojnë Borën.