Dimitrov: Ta bëjmë shtetin tonë më të mirë


“Ta bëjmë shtetin tonë më të mirë dhe të sigurojmë shanse të barabarta për të rinjtë që të mund të përparojnë sipas aftësive të tyre, të ketë garë të ndershme, më shumë meritokraci, sepse aq më shumë bëjmë për ta bërë vendin tonë më të mirë, aq më të vogla do të jenë arsyet për të dalë jashtë vendit”, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në Kuvendin e dytë rinor të qytetit, të mbajtur në suaza të serisë së takimeve virtuale në organizim të Këndeve amerikane.

Dimitrov me të rinjtë ka biseduar për përfitimet e anëtarësimit të vendit në BE dhe është përgjigjur në pyetjet e tyre rreth procesit inkuadrues.
Ai, siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, të rinjve u porositi se fillimi i negociatave inkuadruese do të na japë shpresë, por nga vlera e jashtëzakonshme është institucionet dhe të rinjtë t’i bashkojnë forcat për tejkalim të problemeve.

“Puna jonë është të vazhdojmë, në parim vetë anëtarësimi nuk do të na bëjë ideal brenda natës. Procesi inkuadrues është proces i reformave dhe mjeteve për reforma, ku kemi makineri nga Brukseli e cila na monitoron, na ndihmon. Kemi fonde evropiane të cilat na ndihmojnë ta përmirësojmë cilësinë e jetës. Është shumë e rëndësishme- sepse këtë e bëjmë për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme – puna në vend nuk ndalet, pa dallim të sfidave politike, me fqinjët tanë nga Bullgaria.

Dhe pikërisht kjo është ideja e “Agjendës: Evropa në vend” – në ndonjë mënyrë titulli përpiqet ta kopjojë atë – sigurimi i mënyrës evropiane, standard evropian të jetës në vend”, porositi Dimitrov.
Siç informon SÇE, interes më të madh për bisedë te pjesëmarrësit kishte për çështjet e lidhura me mjedisin jetësor, çështjet bilaterale dhe tejkalimi i tyre, politikat rinore dhe trendi i rritur i shpërnguljes së rinisë.