Historia e gruas që tha se lindi dhjetënjakë, është gënjeshtër


Gosiame Sithole, gruaja që tha se lindi dhjetënjakë këtë muaj, doli të jetë një gënjeshtër.
Asnjë spital në provincen Gauteng, nuk kanë regjistruar një lindje të dhjetënjakëve, sipas raportit të lëshuar.
Testet mjekësore kanë dëshmuar gjithashtu se Sithole, as nuk ka qenë shtatzënë kohëve të fundit.

Për momentin, 37 vjeçarja po mbahet në një spital të shëndetit mendor.
Sithole dhe bashkëshorti i saj Teboho Tsotetsi, kanë dy gjashtë vjeçar binjakë dhe më 7 qershor, nëna e binjakëve kishte thënë se ka lindur dhjetënjakë, diçka për të cilen edhe vet bashkëshorti i saj ishte shokuar, e kishte mohuar që gruaja e tij të ketë lindur këtë numër të fëmijëve.

Menjëherë pas kësaj, autoritetët morën përsipër rastin dhe Sithole u dërgua në një spital të shëndetit mendor.
Pas lajmit se ata ishin bërë prindër të dhjetënjakëve, të njëjtit pranuan donacione nga vende të ndryshme të botës, ku edhe vet Sithole tha se bashkëshorti i saj po e shfrytëzon situatën.
Ndërkohë, edhe mediumi nga i cili u shpërnda lajmi për herë të parë, mori përsipër të ketë raportuar për diçka të tillë.