Dibra e mbuluar me tym, digjet deponia prej mbrëmë!

Prej mbrëmë deponia në Dibër është kapluar nga zjarri. Zjarrfikësit me vështirësi kanë arritur që të lokalizojnë një pjesë të zjarrit. Por gjatë ditës së sotme i gjithë qyteti është i mbuluar me pluhur hiri. Banorët nuk mund të dalin jashtë nga tymi i cili vjen nga deponia.