Delegacioni i Alternativës takohet me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca


Një delegacion i partisë Alternativa ka realizuar një vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, ku janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në delegacionin partiak të udhëhequr nga kryetari Afrim Gashi, me nënkryetaren e partisë, Safije Sadiki Shaini, sekretarin e Përgjithshëm, Bekim Sali, dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi.

“Në këtë takim e urova mikun tim, Glauk Konjufca, për detyrën e re dhe, mes tjerash, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, problemet që shfaqen në rrugën euro-integruese shtetit tonë, si dhe me angazhimin që e bën opozita shqiptare, AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët, në mbrojtjen e interesave shqiptare në këtë shtet.

Kryetari i Kuvendit Kosovar na falënderoi për vizitën dhe në veçanti u ndal në zhvillimet politike shqiptare, me theks të veçantë në bisedimet shqiptaro-serbe, duke e potencuar rolin konstruktiv edhe të shqiptarëve të tjerë të rajonit”, ka deklaruar Gashi.