Më 1 korrik, fjalët përfundimtare për ngjarjet e “27 Prillit”


Gjykata Themelore Penale Shkup sot bëri të ditur se fjalët përfundimtare për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit do të mbahet më 1 korrik.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e njoftojmë opinionin se seanca kryesore për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RVM-së, ku është paraparë të jenë fjalët përfundimtare, pas dakordimit paraprak me palët do të mbahet më 01.07.2021 në orën 10.00”, theksohet në kumtesë.