Hëna e quajtur “luleshtrydhe” do të jetë e dukshme në qiell mbrëmjen e sotme, 24 qershor.
Hëna e plotë e qershorit do të ndriçojë qiellin të enjten, duke shënuar super Hënën, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.
Megjithëse njihet si hëna “luleshtrydhe”, hëna e plotë në të vërtetë nuk do të duket e kuqe ose rozë.
Përkundrazi, emërtimi vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.
Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orë 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor.
Hëna më pas do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA