Rritje të çmimeve të karburanteve për 3,5 denarë pa TVSH megjithatë do të ketë. Në mbledhjen e sotme Qeveria vendosi aplikimin e taksës ekologjike.
Rritje të çmimeve përveç për benzinën dhe dizelin për 3,5 denarë, do të ketë edhe për mazutin dhe vajin ekstra të lehtë.
Ministria e mjedisit jetësorë
“Me konkluzion nga seanca e djeshme e 81 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë në bashkëpunim me Sekretariatin për legjislacion obligohet të përgatit ndryshim përkatës të Ligjit për mjedis jetësorë, në pjesën e kompensimeve në drejtim të rritjes së kompensimeve për derivatet e naftës, edhe atë për benzinë motorike, vaj gazi dhe vaj për djegie M1, M2 (mazut).
MMJPH i është qasur përgatitjes së ndryshimeve dhe të njëjtat do t’i dorëzohen Qeverisë në seancën e sotme”
Sektori i biznesit reagoi për vendosjen e kësaj take duke pasur parasysh krizën me pandeminë, por qeveria mbetet në qëndrimin se agjenda e gjelbër është prioritet i Qeverisë dhe është e domosdoshme të investohet në burime ripërtëritëse të energjisë.