Një përdorues i TikTok që ka 150 vëllezër dhe motra bashkë, ka zbuluar një hile të mrekullueshme që familja e tij përdor për të kujtuar emrat e të gjithëve.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, ndoshta është më e thjeshtë sesa mendoni.
Murray Blackmore është nga familja më e madhe poligame në botë, pasi është rritur si Mormonë në një ‘komunitet të vogël të strehuar’ në Kanada.
Ai është pjesë e familjes famëkeqe Blackmore, kryesori i së cilës Winston Blackmore, udhëheqësi i një grupi fetar poligamik Latter Day Saint në Bountiful, Kolumbia Britanike.
Me 27 gra ndërkohë, 64-vjeçari Winston ka jo më pak se 150 fëmijë – i 65-ti prej të cilëve është Murray, i cili rregullisht poston video për familjen e tij të madhe, duke shpjeguar se si është të kesh kaq shumë vëllezër dhe motra.
Dhe në një video, ai zbuloi metodën e prindërve të tij për të kujtuar të gjithë emrat e fëmijëve të tyre.
Murray shpjegoi se prindërit e tij zgjedhin emrat e të gjithëve duke filluar me të njëjtën shkronjë për fëmijët e lindur në të njëjtin vit.
Për shembull, ata që janë të lindur në të njëjtin vit me të – 2001 – të gjithë kanë emra që fillojnë me shkronjën M.
“Emrat tanë të gjithë fillojnë me shkronjën M… Unë jam Murray. Jemi 3 djem, 9 vajza”, tha ai në postim.
Dikush komentoi për të pyetur nëse grupe të ndryshme moshe kishin shkronja të ndryshme të alfabetit, për të cilin Murray sqaroi: “Po ka Rs, Ns, As, Os, Js, etj”.
Ndërkohë në një video tjetër, ai tha se i dinte të gjithë emrat e vëllezërve të tij.
Ndryshe nëna e Murray ka 10 fëmijë, kështu që ai ka vetëm nëntë vëllezër e motra – me të dy prindërit.
Ai shpjegoi se vëllai ose motra e tij më e vjetër ishte 44 vjeç, ndërsa më i vogli ishte vetëm një vjeç.