Në hotelin Aleksandar Pallas sot do të mbahet Forumi njëditor ekonomik Shkup, në të cilin do të ketë disa panel debate, kushtuar stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, zhvillimit ekonomik të vendit pas pandemisë, për konkurrencën, financimin dhe kornizat rregullatore për bizneset, për investimet e huaja, pëmrbushjen e premtimit të Bashkimit Evropian.
Në forum, të cilin zyrtarisht do ta hapë kryeministri Zoran Zaev, do të debatohet edhe për infrastrukturën, energjinë, turizmin, qytetet e mençura dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej i cili do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes.