Vetura ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit, shoferi përfundon në QKUK


Këtë të diel në Bjeshkën e Deçanit është rrokullisur një veturë “Off Road”, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se ngasësi i veturës ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, deklaroi ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=1845079058999706