UEFA ndërpret hetimin ndaj Neuer, shiriti me ngjyrat e ylberit konsiderohet si “simbol ekipor dhe për një kauzë të mirë”

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se UEFA i ka ndërprerë hetimet ndaj Manuel Neuer lidhur me shirit shumëngjyrësh ta kapitenit.
Me herët gjatë të dielës ishte raportuar se trupa evropiane e futbollit ka nisur një hetim për shkak të mbështetjes së portierit gjerman ndaj komunitetit LGBT+.
Ai e kishte mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjeve të ‘Euro 2020’ kundër Francës dhe Portugalisë, si edhe në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.

Këtë akt, UEFA e ka konsideruar si një simbol politik dhe i ka ndaluar veprimet e tilla nga lojtarët dhe skuadrat. Ashtu që raportohej se DFB mund të gjobitej.
Megjithatë, Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar përmes një deklarate se UEFA e ka njoftuar për ndërprerjen e hetimeve dhe se shiriti është konsideruar “si një simbol i ekipit për diversitetin dhe kështu për një ‘kauzë të mirë’”.