Zbardhet ngjarja e rëndë, ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Sarandë, ku mbetën të pl*agosur administratori i një lokali të njohur dhe një kalimtar i rastit.
Mësohet se autorët e dyshuar të pl*agosjes së Spiro Iljadhi dhe Marin Janos janë Andrea Caushi, Visi Caushi dhe Redjan Hadëri. Raportohet se pl*agosja ishte shkak i një konflikti të çastit.
Njoftimi i plotë:
Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët për He*timin e Kr*imeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive he*timore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit:
A.C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.
Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë pl*agosur me ar*më zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rre*zikut për jetën.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.
Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat pe*nale “Vr*asja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe “Ar*mëmbajtja pa leje”.