Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit holandez, Memphis Depay, i cili vjen nga Lyoni si lojtar i lirë.
Barcelona ka kryer me sukses edhe transferimin e katërt këtë verë dhe atë me parametra zero.
✒️ Heart of a Lion
👉💙🦁❤️👈 pic.twitter.com/F7YZw6Y71m— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 19, 2021
Pas transferimeve të Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Emerson, Barcelona ka konfirmuar edhe transferimin e Depayt.
Ylli holandez pritet t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij t’i skadojë këtë verë me Lyonin.
“FC Barcelona dhe Memphis Depay kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin sapo kontrata e tij me Olympique Lyonnais të përfundojë”.
“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Depay në sezonin e tij të fundit në Lyon ka shënuar 20 gola dhe 12 asistime, duke përfunduar i dyti në klasifikimin e golashënuesve.
✍️ @Memphis
💙❤️ #MemphisCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 19, 2021