Pavarësisht që shkollat fillore dhe të mesme kanë caktuar datën për shpërndarjen e dëftesave, këto të fundit nuk ekzistojnë. Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit e cila duhet t’i sigurojë dëftesat nuk dhanë përgjigje konkrete se kur shkollat do të furnizohen me dëftesa. Nga Byroja vetëm thanë për shkak të Pandemisë dëftesat pritet të jenë në duart e nxënësve deri në përmbyllje të vitit 2021.
Duke pasur parasysh se shkollat në kushte të këtilla nuk mund të bëjnë organizimin e manifestimeve për shpërndarjen e dëftesave, ju informojmë se këtë vit shkollor dëftesat do tu ndahen nxënësve deri në përmbyllje të këtij viti, në bazë të nenit 138 paragrafi 5 nga Ligji i Arsimit Fillor – njoftojnë nga Byroja e Zhvilimit të Arsimit.
Ndërsa dëftesat mungojnë, të njëjtat tashmë janë krijuar në formë elektronike bazuar në ditarin elektronik. Sipas Kurbardoviq, nuk përjashtohet mundësia që në këtë formë tu shpërndahen edhe nxënësve, por siç tha ajo, vendimi përfundimtar u mbetet institucioneve përkatëse.
Sikur që po ecën koha gjithçka po digjitalizohet, duke filluar nga librat digjital që mendohet të startojnë në vitin 2021-22, si duket edhe puna e dhënies së dëftesave do të shkojë në mënyrë digjitale. Mirëpo, dhënia e dëftesave sikur ngjall disa emocione, edhe te ne arsimtarët por edhe te nxënësit. Dhënia e dëftesave, dhënia tradicionale e dëftesave ka një domethënie shumë të madhe -deklaroi Suzana Jakupi Kurbardoviq, mësuese Sh.f “25 Maji”.