Mjaft ishte! Filluam të buzëqeshim
Mjaft ishte! Pas kaq vitesh, filluam t’i shohim rrezet e para të diellit. Për fatin tonë të mirë, sot është nënshkruar marrëveshja për zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së në Maqedoni.
Katër partitë shqiptare në Maqedoni vendosën njëzëri ta rregullojnë statusin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
Ali Ahmeti dhe të tjerët së bashku ishin kategorik dhe të prerë në zgjidhjen e këtij problemi ose përndryshe kishin vendosur ta prishnin Marrëveshjen e Ohrit.
Mes tjerash, ata u shprehen se do t’ju paguhet dëmshpërblimi sikur paramilitarëve sllavomaqedonas nga 25 mijë euro dhe të gjitha kontributet tjera duke filluar nga viti 2001 e deri më sot me vlerë 55. 735 euro. Aq sa kanë marrë paramilitarët sllavomaqedonas as më pak e as më shumë!!!
O VËLLEZËR, KJO NUK ËSHTË E VËRTETË. KËSHTU DUHET TË ISHTE, POR REALITETI ËSHTË KREJT NDRYSHE
Realiteti është pikërisht ashtu siç fare nuk do të duhej të ishte. Politikanëve shqiptarë (të gjitha partit së bashku) as që u ka interesuar të fusin në rend dite satusin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së e cila është e garantuar me ligj.
Desha të ju bëj me dije se kështu do të bëhet loja e re me politikanët e poshtër si Ali Ahmeti dhe të tjerêt gjatë fushatës zgjedhore brenda këtyre tre muajve. Kështu që, mos i hani këto gënjeshtra, ngaqë përpos se janë gënjeshtra, këto janë edhe të helmuara.
Realiteti është ndryshe. Nuk është interesuar asnjë parti e as një analist e gazetar të merret me këtë temë. Realiteti është se ushtarët e UÇK-së disa janë vrarë pas shpine, disa pas lufte në tradhti, disa ushtarë u burgosën me burg të përjetshëm apo me 10, 15 apo 20 vite duke u torturuar për çdo ditë.
Disa ushtarë vuajnë për kafshatën e gojës, disa ushtarë janë larguar nga shteti për shkak të kurtheve të BDI-së, kurse partit tjera heshtin.
Disa ushtarë nuk mund të dalin nga shëpia, sepse nuk i kanë këmbët, duart, veshkët e kështu me radhë sepse i humbën në luftë. Invalidët e luftës dhe fëmijët e dëshmorëve shqiptarë nuk kan kurfar të drejte, kurse ata sllavomaqedoncit (fëmijët e branitellave) që i vranë shqiptarët, të cilët e mbronin universitetin, regjistrohen pa kurrfarë problemi edhe atë pa pagesë dhe me shumë privilegje. Mos të harrojmë se LSDM-ja e Muhamed Zeqirit i vrau shqiptarët për Universitetin e Tetovës dhe as që u kujtua ndonjëherë të kërkojë falje, kurse VMRO-ja e BDI-së i vrau shqiptarët më vitin 2001, ndërsa pas këtij viti këto vazhduan me të njëjtin tmerr, por duke i ndryshuar mjetet. E të nderuar lexues dhe bashkëluftëtarë, këtyre vrasësve u dhanë beneficione në Universitetin e Tetovës (fëmijët e këtyre vrasësve regjistrohen pa kurfarë pagese në UT).
Krejt në fund ju themi, o ju politikanë të poshtër, si nuk ju vjen turp të flisni në emër të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.
Më falni që ju pyeta “a keni turp” sepse harrova qe ju nuk keni ftyrë të turpëroheni ju jeni të poshtër dhe të pa ftyrë…
(Autori është ish ushtar i UÇK-së dhe i plagosur në luftën e 2001-shit)