A.I. nga Dibra mbrëmë është pl* agosur me ar* më zjarri dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm, ai është transportuar në Ohër për mjekim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Veljko Vlahovic, afër Xhamisë. Ndërkohë forcat e rendit kanë ndaluar një person si të dyshuar për “vr* asje në te* ntativë”.
“Rreth orës 22:00 në institucionin tonë, me një automjet privat është sjell personi A.I. me një pl*agë me ar*më zjarri. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë i pl* agosuri është transportuar në institucionin më të afërt, përkatësisht në repartin kirurgjikal në Ohër”, tha Baki Alili, drejtor i Spitalit të Dibrës.
Sipas tij, pacienti ishte i vetëdijshëm dhe i kontaktueshëm. Ngjarja u raportua në Departamentin e Punëve të Brendshme, ku ata konfirmuan se një person u ndalua nën dyshimin se ishte autor i veprës pe* nale “vr* asje në te* ntativë”. Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes.