Rutina e natës për të gjithë mund të jetë e thjeshtë: Në fillim lani fytyrën, dhëmbët dhe shtriheni për të fjetur. Ka një hap që njerëzit shpesh nuk e përmendin, por kjo s’do të thotë se nuk e bëjnë: Një kontroll i vogël i disa profileve në rrjete sociale.
Ndonjëherë ju shihni profilet e njerëzve që s’ju pëlqejnë fare, ur*reni mënyrën si flasin, çfarë kanë veshur etj, por për një arsye a tjetër, herë pas here kaloni në profilet e tyre.
Kjo njihet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga ur*rejtja/mospëlqimi”.
Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, gjasat janë që, ndërsa ju po hyni në profilin e dikujt që s’ju pëlqen, dikush tjetërmund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye, shkruan Cosmopolitan.