Në vend të aktgjykimit, gjykata vendos ta rihap rastin “Tortura”


Gjykata Penale e Shkupit, në vend të aktgjykimit për rastin “Tortura” ka sjellë vendim që ta rihap diskutimin kryesor për këtë lëndë.*
Këshilli Gjyqësor nuk e ka të qartë se cili nga të akuzuarit çfarë veprimesh ka ndërmarrë, dhe si kanë ndikuar ato veprime në kryerjen e veprës.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska, në seancën e sotme tha se dëshmitë e Prokurorisë, për të cilat akuzohet ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, nuk janë mjaftueshëm të qarta, prandaj tha se kanë marrë vendim që gjykimi të rihapet në datën 8 dhe 14 korrik të këtij viti.

Ajo theksoi se për gjykatësit ka pengesa faktike për të sjellë aktgjykimin.
Megjithatë, ajo tha se edhe pse është rihapur gjykimi, diskutimi kryesor do të jetë në interval kohor më të shkurtë.
Ndryshe, kjo lëndë ka të bëjë me arr*estimin e Ljube Boshkovskit. Ndërsa për këtë ak*uzohet ish-drejtori i atëhershëm i DSK-së Sasho Mijallkov.