Ahmeti: Marrëveshja e Prespës si ajo e Ohrit


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në 3 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, ka theksuar se qytetarët e vendit tonë kanë përfituar po aq sa kanë prëfituar nga marrëveshja paqësore e Ohrit.

Sipas Ahmetit, kjo marrëveshje do të ngelet një moment që krijon më tepër siguri dhe stabilitet.
Ai premton për angazhim dhe përkushtim që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.