Federata e Futbollit e Danimarkës përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale ka treguar për gjendjen shëndetësore të Christian Eriksenit.
Sipas mjekut të Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen, specialistët në spitalin Rigshospitalet kanë vendosur që futbollistit t’i vendosin një aparat në zemër, një defibrilator, i ashtuquajtur ICD, shkruan IndeksOnline
“Pasi Christian i është nënshtruar ekzaminimeve të ndryshme të zemrës, është vendosur që ai të ketë një defibrilator, pajisje ICD. Kjo jepet pas një arresti kardiak”, ka thënë Morten Boesen.
Kujtojmë që të shtunën e kaluar, futbollisti i Interit pati një sulm në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, e vlefshme për EURO20.
Eriksen arriti të shpëtonte pas intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor.
Çfarë është ICD-ja?
Një ICD është një pajisje me bateri e vendosur nën lëkurë që mban gjurmët e rrahjeve të zemrës. Telat e hollë lidhen me ICD-n dhe zemrën tuaj. Nëse zbulohet një ritëm jonormal i zemrës, pajisja do të japë një goditje elektrike për t’i dhënë një rrahje normale zemrës