Kjo vajzë e ulur pranë Presidentit Rexhep Tajip Erdogan quhet Gülhan Kavakçı. Ajo ishte një përkthyese mes tij dhe Presidentin oe Biden. Gülhan Kavakçı është vajza e Merva Kavakçı e cila u përjashtua nga Parlamenti turk në 1999 vetëm sepse ishte e mbuluar. Sot, nëna e Merva-s është ambasadorja turke në Malajzi. Nuk ka më gjurmë të Turqisë së vjetër!
Kjo është një fotografi nga parlamenti turk në 1999, e cila tregon se si parlamentarët e atëhershëm turq dëbuan Merva Kavakci, vetëm sepse ajo u shfaq në Parlament me një shami ë kokë, edhe pse ishte zgjedhur rregullisht në zgjedhjet e atëhershme parlamentare.
Aty, një grup anëtarësh të parlamentit mund të shihen duke duartrokitur dhe mirëpritur dëbimin e Merva-s nga Parlamenti me britma të paartikuluara. Parlamenti turk nuk ishte i kënaqur vetëm me dëbimin e saj, por gjithashtu e privoi atë nga shtetësia turke me procedurë urgjente.
Këtë vit, Merve-s u rikthye nënshtetësia në një ceremoni të gjerë të organizuar nga shteti.
Dihet që, një vit para se Merva të dëbohej nga Parlamenti, Turqia laike provokoi një konflikt me gratë muslimane të mbuluara, duke iu drejtuar masave të dhunës, shtypjes dhe frikësimit. Kështu, të gjitha vajzat e mbuluara u përjashtuan nga shkollat dhe kolegjet.
Në de*monstratat kundër vendimeve diskr*iminuese të shtetit, policia turke shkelmonte dhe shkelte gratë e moshuara, d.m.th nënat e vajzave, të cilat erdhën për të mbështetur vajzat e tyre, dhe disa prej tyre u vr*anë, por nuk hoqën dorë nga shamia si e drejta dhe simboli i tyre fetar.
Por tani është ndryshe, një realitet krejt tjetër. Kështu, shamia është kthyer jo vetëm në shkolla, kolegje dhe institucione publike, por edhe në Parlament, me ndryshimin që është tani ka shumë më shumë gra të mbuluara aty.