Koncesionerët e plazheve të Ohrit reagojnë ndaj qasjeje selektive në prishjen e objekteve të paligjshme


Koncesionerët e deritanishëm me plazhet e Ohrit kërkojnë takim urgjent me Kryeministrin Zaev dhe Zëvendëskryeministrin Artan Grubi, për të shpjeguar qëndrimet e tyre mbi zhvillimet aktuale në bregun e liqenit të Ohrit. Ata kërkojnë të vazhdojnë me punë derisa të gjendet një zgjidhje ligjore.

“E porosis zëvendëskryeministrin Artan Grubi, të na vizitojë edhe neve, të na tregojë mënyrën se si të punojmë edhe ne. A nuk është kjo një shoqëri për të gjithë në Maqedoni. Kërkojmë me të njëjtat kushte t’i evitojmë parregullsitë që prekin planet e UNESCO-s dhe të vazhdojmë me punë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Zaev të na i japë të njëjtat kushte si kolegët tanë në Strugë. Ne kemi njerëz prapa nesh të punësuar, kemi borxhe të mëdha të papaguara për shkak të pandemisë Covid-19” tha Tomçe Trimçev, ish-koncesioner.

Ata thonë se vendet më tërheqëse tani mund të shndërrohen në deponi dhe zona të papastra siç ishin 15 vjet më parë.
“Unë nuk e di se ku çon kjo ide. Do ta kthejmë plazhin në gërmadha, e cila shpejt do të kthehet në deponi siç ishte”, deklaroi Tomçe Trimçev, ish-koncesionar.
Më shumë se 500 punonjës në të gjitha plazhet mbetën pa punë.

“Kemi mbetur pa punë. Zgjidhje do të kërkojmë jashtë vendit. Të ardhurat ishin mjaft të mira për të pasur një jetë të mirë dhe për të mbuluar shpenzimet për mua personalisht, pra shpenzimet e studimeve”, u shpreh një i punësuar në plazh.
Ndryshe nga Ohri në Strugë, u hoqën vetëm platformat në ujë, ndërsa të gjitha objektet e tjera vazhdojnë të funksionojnë normalisht.