Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Kaçanik, është duke kaluar në një periudhë aspak të lehtë që nga themelimi i saj.
Mësohet se njëri prej themeluesve të kësaj dege, Berajdin Shehu, ka dorëzuar dorëheqjen nga partia.
Arsyeja e largimit të tij lidhet me aderimet e fundit në Degën e AAK-së në Kaçanik.
Kësisoj, burime tona bëjnë me dije se Shehu pritet që ditëve në vazhdim ta zyrtarioj kalimin e tij në partinë e Fatmir Limajt, Nisma Social Demokrate.