“Ky identitet as nuk është humbur as nuk do të humbet, me siguri është humbur Mickoski dhe nëse dikush e gjen le ta kthej në VMRO-DPMNE”, tha Zaev


“Ky identitet as nuk është humbur as nuk do të humbet”, kështu deklaroi kryeministri Zaev, kur u pyet për çështjen me Bullgarinë. Ai komentoi edhe protestat e VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se pikërisht për këtë organizohen se do të humbet identiteti. Por kryeministri Zaev e thumboi kryetarin e opozitares VMRO-DPMNE, duke shtuar se identiteti nuk humbet, por “me siguri është humbur Mickoski” dhe luti të gjithë që nëse e gjejnë ta kthejnë në VMRO-DPMNE.

“Thonë se do ta humbim identitetin, dhe më vjen keq që kjo gjë vjen nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se do ta humbim identitetin dhe kjo është poenta edhe e protestave. Ti tregoj se të njëjtat gjëra thuheshin edhe para Marrëveshjes së Prespës se do ta humbim identitetin, do ta pyes publikisht: a mund të humbet një identitet që tashmë është humbur: ky identitet as nuk është humbur as nuk do të humbet. Me siguri është humbur Mickoski dhe nëse dikush e gjen le ta kthej në VMRO-DPMNE, por nuk besoj se edhe atje do t’i ndihmojnë”, deklaroi kryeministri Zaev.