Vlera e Coca Colas ka rënë për katër miliardë dollarësh, pasi Cristiano Ronaldo largoi nga tavolina dy shishe dhe në vendin e tyre vuri një ujë, në konferencën e tij për shtyp të hënën.
Ylli i Portugalisë dihet që është një ithtar i jetës së shëndetshme përmes ushqimit dhe nuk i pëlqen pijet me gaz siç është Coca Cola.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Portugalisë në hapjen e Euro 2020 kundër Hungarisë , sulmuesi u ul dhe largoi dy shishe Coca Cola në njërën anë. Ai pastaj mori një shishe ujë dhe vuri para vetës.
Mesazhi ishte i qartë dhe, si dhe duke u bërë viral në mediat sociale, gjë që ka pasur ndikim edhe në botën financiare.
Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e ndërmarrjes ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë, shkruan Marca.