Nikolla Gruevski sot ka doktoruar. Gjithsej 45 minuta kanë zgjatur pyetjet e komisionit, i përbëra nga 5 anëtarë.
Në fund profesori Nestorovski ka pyetur të pranishmit në sallë se a ka ndonjëri ndonjë pyetje, dhe ka sqaruar se ka arritur një pyetje në forme të shkruar nga profesori Aleksandër Konstandinovski dhe pyetja ka qenë “Sa para janë larë në vendet e huaja nga Maqedonia”.
Komisiani ka sqaruar Gruevskin se nuk e ka për obligim t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai ka thëne se Qeveria e kaluar ka punuar gjithmonë që të ndalojë larjen e parave në vendet e huaja!