Kishin kaluar më shumë se dy javë, që i riu Vezir Haziraj kishte ther me thikë të dashurën e tij 17-vjecare. Për këtë rast, ai ishte në arrati dhe nuk kapej nga Policia. Por, pas kësaj periudhe, Haziraj është arrestua nga Policia e Kosovës.
Haziraj kishte ther me thikë 17-vjeçaren Mujaj. Ajo është tash e sa javë në Intenzivë
Pas dy javësh prej kur ka ndodhur ngjarja, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj 21-vjecari, Vezir Haziraj i cili kishte therr me thikë, të dashurën e tij Majlinda Mujaj.
I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale, mirëpo po i njëjti tallej me Policinë përmes rrjeteve sociale.
Haziraj, kishte thirrur me thikë 17 vjecaren, e cila nga plagët e marra kishte përfunduar në Klinikën Intenzive, ku për 9 ditë qëndroi në gjendje kome.
Mirëpo, derisa ishte i i lirë Haziraj, Familja e të dëmtuarës ndiheshin të kërcënuar.
Sipas babait te Majlindës, i akuzuari kishte kohë që po kërcenontë vajzën e tij.
Ndërkohë që babi i të akuzuarit arsyetonte sjelljen e të birit duke thënë se ai kishte probleme që nga mosha 16 vjecare me drogën.
FRONTAL mësoi se kjo nuk ishte hera e parë që 21 vjeçari, Vezir Haziraj, po përballej me drejtësinë.
Përvec dënimit prej tre muajsh burgin për vjedhje, Haziraj kishte qenë i akuzuar për tri therrje të tjera me thikë, dhe ka 73 lendë në polici, për të cilat i dyshuari kishte zgjedhur të krenohej në rrjetet sociale.
Ai kishte postuar fotografi me armë duke pozuar mbi veturë të policisë.
I dyshuari, pasi është kapur nga policia, në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit, është dërguar në mbajtje.
Me rastin e kësaj vepre janë duke u marrë hetimet rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes.