Serbi shau me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë, letër UEFA-s për përjashtimin e tij (VIDEO)


Shoqata të mërgimtarëve shqiptarë në vendet e BE-së përmes një letre drejtuar UEFA kanë kërkuar përjashtimin e futbollistit serb të Austrisë, Marko Arnautoviq nga Kampionati Evropian, pasi që ka fyer rëndë futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Mediat kanë raportuar se Arnautoviq pas golit të tretë të shënuar në ndeshjen e djeshme me Maqedoninë, shihet duke sharë me nënë Alioskin, ndërkohë, atë tentonte ta ndalonte kapiteni i ekipit austriak, Alaba.

Pikërisht për këtë Mërgata Shqiptare përmes një letre drejtuar UEFA ka kërkuar përjashtimin e Arnautoviqit. Ja letra e plotë:

“Të nderuar miq, ishim dëshmitarë të shprehjes raciste të njëlojtari nga Austria i cili ja drejtoi lojtarit nga Maqedonia Veriore! Bëhet fjalë për Marko Arnautovic i cili ja ofendoi nënën shqiptare lojtarit nga Maqedonia Veriore Alioski.
Kërkojmë nga ju ky lojtar racist të përjashtohet nga ndeshjet e radhës, dhe Austria të dënohet me gjobë sipas ligjeve që i parasheh UEFA e që ka të bën me racizmin.
Besojmë në parullën JO RACIZMIT NË LOJË!”.
Maqedonia e Veriut dje humbi përballjen e parë debutuese me Austrinë me rezultatin 1:3.