Sot me fillim në ora 18:00 në stadiumin “Arena Nationala”në Bukuresht të Rumanisë, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luaj ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian kundër Austrisë.
Në përkrahje të përfaqësueses për në Bukuresht të Rumanisë kanë udhëtuar një grup tifozësh, gazetarë si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.
Kujtojmë që Maqedonia e Veriut për të kaluar grupin i duhet vetëm një fitore dhe një barazim.
Ndërkaq, mbrëmë tifozët e përfaqësueses ndezën qytetin me atmosferën festive.