Këto shenja tregojnë nëse e keni kaluar Covidin


Siç është shkruar shumë herë, simptomat kryesore të infeksionit Covid-19 janë ethet, kolla, lodhja dhe humbja e shijes dhe nuhatjes, si edhe shenja në lëkurë.

Megjithatë, ekziston dhe një pjesë tjetër e trupit, e cila tregon nëse e keni kaluar apo jo koronavirusin: thonjtë.

Sipas shkencëtarëve Vassilios Vassiliou, pedagog Universitetin e Mjekësinë Kardiovaskulare Athinë dhe studiuesit e mjekësisë në Universitetin e Jugut të Anglisë Nikhil Aggarwal dhe Subothini Sara Selvendran, në një studim të botuar në revistën ‘The Conversation’, njoftojnë se në një numër të vogël pacientësh me Covid-19 , thonjtë deformohen dhe ndërrojnë ngjyrë.

Bëhet fjalë për një shenjë të kuqe në formën e gjysmë hënës, sipër pjesës së bardhë të thoit.
Mendohet se kjo simptomë paraprin simptomave të tjera të Covid-19.

“Simptoma të tilla janë përgjithësisht të rralla dhe deri më tani nuk janë vërejtur aq afër bazës së thonjve, kështu që shfaqja e një shenje të tillë mund të jetë një tregues ekskluziv i infeksionit të koronavirusit “, theksojnë ekspertët.
Mekanizmi prapa shenjës së gjysmëhënës, megjithatë, mbetet i paqartë.