Itali-Turqi nisi me puthjen që u bë virale, ja fotoja që po bën xhiron e rrjetit


Mbrëmjen e sotme, “Euro 2020” ka ngritur siparin në Romë me një ceremoni madhështore nga stadiumi “Olimpico” në Romë, kombinuar me performancat virtuale.

Evenimenti i shtyrë për një vit dhe ipritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizua një ceremoni spektakolare. Ata që pritën tifozët ishin dy ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios.

Prej disa minutash, Italia ka nisur përballjen me Turqinë për ndeshjen e parë hapëse të kompeticionit që po zhvillohet një vit me vonesë për shkak të pandemisë. Në katër paraqitjet e tjera të para që Turqia ka pasur në kompeticionet europiane, nuk ka fituar asnjë ndeshje. Nga ana tjetër përballet me një Itali, në top formë, që ka humbur vetëm 3 nga 24 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Madje një djalë italian dhe një vajzë turke janë puthur mes “Piazza del Popolo” dhe i kanë bërë hapjen ideale këtij dueli.