Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim profesion Dejvid Filips nga universiteti amerikan Kolumbia.
Pas këtij takimi, Grubi ka theksuar se bashkë me universitetin amerikan Kolumbia janë bashkëorganizator të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Kënaqësi të prisja profesorin Dejvid Filips nga universiteti Kolumbia në Nju Jork, me të cilin bashkërisht do të organizojmë 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar kështu Grubi në postimin në rrjetet sociale.