Ushtrimet rrisin rre*zikun e sëmundjes së neuroneve motorike, tregon studimi


Ushtrimet e rregullta dhe të mundimshme rrisin rre*zikun e sëmundjes së neuroneve motorike te njerëzit që janë gjenetikisht të ce*nueshëm.

Shkencëtarët në Universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar thonë se askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i studimit të tyre, por shfaqin shpresën se këto gjetje mund të çojnë në mënyra të ekzaminimit të njerëzve, që mund të jenë në rre*zik më të lartë.
Sipas studimit, rreth një në 300 njerëz në përgjithësi zhvillon sëmundje të neuroneve motorike.
Kjo sëmundje ndikon në aftësinë e njerëzve për të lëvizur, për të folur e madje edhe për të marrë frymë, pasi neuronet motorike që sjellin mesazhe nga truri në muskuj, dështojnë.

Sëmundja mund të shkurtojë në mënyrë dramatike jetën e njerëzve.
“E kemi thënë me bindje se ushtrimet janë faktor rreziku për sëmundjen e neuroneve motorike”, tha dr Johnathan Cooper-Knock, njëri nga studiuesit.
“Numri i atletëve të profilit të lartë, të prekur me sëmundjen, nuk është rastësi”, tha ai.
Studimi u publikua në revistën mjekësore EBioMedicine.

Si ushtrime të rregullta dhe të mundimshme u definuan ushtrimet për më shumë se 15-30 minuta në më shumë se 2-3 ditë të javës.
Por, padyshim, shumica e njerëzve që ushtrojnë kaq, nuk zhvillojnë sëmundje të neuroneve motorike.
“Ne nuk e dimë se kush është në rrezik dhe nuk do të shkonim aq larg, sa të këshillonim se kush duhet dhe kush nuk duhet të ushtrojë. Nëse të gjithë pushojnë së ushtruari, kjo do të bënte më shumë dëm sesa dobi”, tha dr Cooper-Knock.