Pronarja e sëmurë, qeni ndjek ambulancën për disa kilometra


Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë.
Sipas mediave të huaja mjë qen i racës “golden retriever” ka ndjekur për disa kilometra ambulancën në të cilën ndodhej pronarja e tij, e cila ishte e sëmurë.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, që tashmë është bërë virale qeni u përpoq të hynte në ambulancë, por që nuk e lanë.
Duke qenë se stafi e refuzoi që të futej brenda ambulancës, ai ka ndjekur më pas ambulancën
Por edhe kur pronarja e tij u fut në spital, ai ende priste me durim jashtë godinës.