Një femër ka raportuar në polici se është duke u shantazhuar nga një person i dyshuar me të cilin kishte pasur lidhje jashtë martesore.
Viktima nga Fushë Kosova u ka thënë policëve se i dyshuari e ka shantazhuar se do të publikojë fotografi dhe video intime të saj.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.