Mjekët indianë japin alarmin: Varianti Delta shkakton gangrenë dhe shurdhim


Doktorët indianë kanë dhënë alarmin mbi variantin e ri të koronavirusit. Ata thonë se varianti që quhet Delta jep gangrenë dhe shurdhim. Sipas shkencëtarëve, varianti i ri duket të jetë më infektuesi i zbuluar deri tani dhe mesa duket, edhe më i rrezikshmi.

Përveç simptomave të zakonshme të Covid-19, disa doktorë në Indi thonë se po vërejnë një rritje të pacientëve që shtrohen në spital me humbje dëgjimi ose gangrenë të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.
“Vitin e kaluar, kam parë 3-4 raste gjatë gjithë vitit me gangrenë ose humbje dëgjimi, por tani po shikoj të paktën një rast në javë”, tha Dr. Ganesh Manudhane.
Në Maqedoni ka vetëm 1 rast të konfirmuar me mutacionin indian të Covid-19.